Veljanovski, takim lamtumirës me euroambasadorin Orav

26.07.2016 19:13

Kryeparlamentari i Maqedonisë, Trajko Veljanoski, ka pritur në një takim lamtumirës...

Kryeparlamentari i Maqedonisë, Trajko Veljanoski, ka pritur në një takim lamtumirës euroambasadorin, Aivo Orav.

Në takim bashkëbiseduesit u shprehën të kënaqur nga bashkëpunimi që kanë pasur gjatë mandatit të ambasadorit Orav në Maqedoni.

Siç bën të ditur kabineti i Veljanovskit, kryeparlamentari ka shprehur mirënjohjen e tij për mbështetjen e vazhdueshme që merr Parlamenti nga delegacioni i Bashkimit Europian në Maqedoni.

Në takim u diskutua edhe për zhvillimet e fundit në vend, në të cilat komuniteti ndërkombëtar ka luajtur një rol aktiv për gjetjen e zgjidhjeve për të kapërcyer mosmarrëveshjet politike.

Veljanoski nga ana e tij ka thënë se do të bëjë gjithçka në fuqinë e tij për të zbatuar aktivitetet që dalin nga marrëveshja e fundit midis partive politike.

Derisa ambasadori Orav theksoi se shpreson në implementim të shpejtë të marrëveshjes së arritur me qëllim, siç ka thënë ai, “Republika e Maqedonisë t’i përkushtohet integrimit euroatlantik dhe të fillojë negociatat për anëtarësim në BE”.

Ai theksoi se përkundër të gjitha sfidave me të cilat përballet Europa, siç janë kriza me emigrantët dhe sulmet terroriste, për BE-në është e rëndësishme të ketë Maqedoninë si një partner stabil.