Vatikani: Vrasja e priftit, akt barbar
26.07.2016 19:20
Vatikani e ka dënuar vrasjen e priftit nga pengmarrësit....

Vatikani e ka dënuar vrasjen e priftit nga pengmarrësit në një Kishë në Francën veriore.
“Ne jemi veçanërisht të shokuar, sepse kjo dhunë e tmerrshme ka ndodhur brenda kishës, në të cilën flitet për dashurinë e Zotit”,- ka thënë zëdhënësi i Vatikanit, Federico Lombardi.
Ai ka thënë se Papa e ndjen “dhimbjen dhe horrorin e kësaj dhune absurde” dhe e “dënon në mënyrën më radikale çdo formë të urrejtjes”.
ISIS e ka marrë përgjegjësinë për sulmin, duke thënë se sulmi u krye nga “ushtarët” e saj.
