Në Vushtrri dhe Podujevë varrosen Dijamanti dhe Armela

26.07.2016 19:35

Mijëra njerëz u dhanë lamtumirën e fundit 21-vjeçarit, Dijamamt Zabërgjes, dhe 14-vjeçares, Armela Segashi...

Mijëra njerëz u dhanë lamtumirën e fundit  21-vjeçarit, Dijamamt Zabërgjes, dhe 14-vjeçares, Armela Segashi, nga Kosova që u vranë në Mynih të Gjermanisë.

Dijamant Zabërgja, njëri nga tre viktimat shqiptarë, u varros në varrezat e fshatit Ropicë të Vushtrrisë, ndërsa Armela Segashi u varros në Podujevë.

Viktima e tretë që u vra nga 18 vjeçari gjermano-iranian, Ali Sonoboly, ishte Sabina Sulaj.

Arkivoli me trupin e pajetë të Dijamantit dhe Armelës arritën në Kosovë nga Gjermania mesnatën e kaluar.