Grupi i punës arrinë marrveshje, së shpejti pritet takimi i liderëve

26.07.2016 19:39

Pas 5 orëve bisedime, përfaqësuesit e partive politike arritën që të përafrojn qëndirmet e tyre....

Pas 5 orëve bisedime, përfaqësuesit e partive politike arritën që të përafrojn qëndirmet e tyre lidhur me harmonizimin e teksteve ligjore për Qeverin kalimtare, Ministrin e Punëve të Brendshme dhe Mediat.

Dilemat dhe mospajtimet më të mëdha mes palëve përkatësisht mes VMRO-DPMNE-së dhe LSDM-së kanë qenë  rreth tekstit ligjor që ka të bëj me adhog komisionin që do të monitoroj punën e mediave 100 ditë para zgjedhjeve, por edhe kjo është tejkaluar.

“Përmbajtja e teksteve ligjore është ajo që është parapar në marrëveshjen e fundit. Normalisht diskutohen rreth asaj se në çfar drejtimi është mendur, cila fjali të përdoret dhe kështu me radhë. Pres që kjo që u dakordua sot të mbështetet në kuvend” – tha Nikolla Todorov nga Vmro-Dpmne.

“Asnjë vendim “ad hok un është i dëshirueshëm dhe nuk është leht të rregullohet kjo çështje në ligj. Prandaj ishte shumë e rëndësishme që të definohet se në çfarë mënyre do të vijm deri te ad hok komisioni dhe cilat nene në ligj do ti vlersoj  se a janë shkelur ose jo” – tha Radmilla Shekerinska nga LSDM. 

Është bërë edhe harmonizimi i tekstit ligjroë për Qeverinë kalmitare ku është  përcaktuar kufizimi i mandateve të ministrave dhe zëvendësministrave, të cilat duhet të tërhiqet  mënjëherë pasi që Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve do të shpallë  rezultatet e para zyrtare.

Gjithashtu është  kufizuar e drejta e Ministrit të Brendshëm në qeverinë kalimtare në 15 ndryshime kadrovike, ndërsa ndryshimet e fundit në ligjin për MPB-në dhe policin të vlejn nga 1 janari i vitit të ardhshëm.

Pritet që gjatë ditës së nesrëme ndryshimet e teksteve ligjre të dorzohen në Kuvend dhe të njejtat të miratohen deri të premten. Më pas do të mbahet takimi I liderëve për caktimin e dates së zgjedhjeve. (Sanije Duraku, TVM2)