Maqedoni

BDI: Koncepti për president konsenzual pa alternativë

06.04.2014 18:23

Thirrjet për mandat kundër shqiptarëve dhe mobilizimi i votuesve maqedonas me është gabim i madh politik që mund të sjell në vend ndonjë prej skenarëve fqinje...

Thirrjet për mandat kundër shqiptarëve dhe mobilizimi i votuesve maqedonas me është gabim i madh politik që mund të sjell në vend ndonjë prej skenarëve fqinje. Kështu e komenton zëdhënësi i BDI-së Bujar Osmani thirrjen e Gruevskit për 62 deputetë, kundër  BDI-së. 
 
“Vlerësojmë se është gabim që motivi kryesorë për ti mobilizuar dhe për të fituar mbështetjen e qytetarëve, dhe me këtë edhe mandatin, të jetë i orientuar kundër një bashkësie etnike në vend. Kjo nuk është rruga që na çon përpara. Të gjithë jemi dëshmitarë se çfarë efektesh kanë prodhuar këto politika në fqinjësinë tonë më të afërt. Për këtë arsye BDI nuk kërkon mandat kundër askujt, por kërkon mbështetje për politikat që më shumë se 1 dekadë dëshmohen si politika autentike shqiptare”, shprehet zëdhënësi i BDI-së, Bujar Osmani. 
 
Osmani ka komentuar edhe debatin e mbremshem te kandidateve presidenciale dhene ne TVM 1 duke thene se u vertetua se ideja e BDI-së për kandidat konsensual nuk ka alternative.
 
Maqedonise I nevoitet president qe unifikon bashkesite etnike dhe qe u jep rruge problemeve qe pengojne proceset eurointegruese dhe jo nje tjeter administrator  shteti plus qe pengon kete rruge.
 
Dje nuk u dha asnje ide dhe pergjigje per unifikimin e Maqedonise se ndare ne baza etnike por qytyetareve ju prezentua qasja injoruese e cila dhe me heret e solli vendin pothuajse para ambisit thone nga BDI. (Flutura Latifi, TVM2)