Botë
Guvernatori i Kalifornisë shpalli gjendje të jashtëzakonshme për shkak të zjarreve
27.07.2016 09:26
Kryerësi i detyrës së guvernatorit në Kaliforni, Tom Torlakson shpalli gjendje të jashtëzakonshme për shkak të zjarreve në rajonin e Los Anxhelosit...

Kryerësi i detyrës së guvernatorit në Kaliforni, Tom Torlakson shpalli gjendje të jashtëzakonshme për shkak të zjarreve në rajonin e Los Anxhelosit, në të cilat një person humbi jetën, ndërsa janë shkatërruar 18 shtëpi.
Gjendja e jashtëzakonshme e shpallur jep mundësi të miratohen resurset financiare për tejkalimin e situatës.
Stuhia e zjarrit ndizet në rajonin mes pjesës veriore të Los Anxhelosit dhe qytetit Santa Klarita, ndërsa është shkatërruar tokë prej mbi 152 kilometra katror. Më shumë se 20.000 njerëz janë detyruar të evakuohen, por pjesa më e madhe e tyre veçmë janë kthyer prapa./mia
