Botë

Francë, njëri nga sulmuesit me shtetësi franceze

27.07.2016 09:35

Autoritetet në Francë thanë se njëri prej dy sulmuesve që e vranë një prift në një kishë katolike në Normandi është 19-vjeçari, Adel Kermiche...

Autoritetet në Francë thanë se njëri prej dy sulmuesve që e vranë një prift në një kishë katolike në Normandi është 19-vjeçari, Adel Kermiche, shtetas francez, që ishte nën mbikëqyrje elektronike dhe arrest shtëpiak për shkak se dy herë ishte përpjekur të udhëtonte në Siri për t’u bashkuar me grupin ekstremist, “Shteti Islamik”.
 
Autoritetet nuk e kanë dhënë emrin e sulmuesit të dytë, por thanë se ai ishte një algjerian 16-vjeçar. 
 
Këta dy sulmues, që kishin shprehur besnikëri ndaj “Shtetit Islamik”, dje herët në mëngjes e vrarë një prift brenda një kishte katolike në rajonin e Normandisë në Francë. 
 
Zëdhënësi i Ministrisë së Brendshme të Francës, Pierre-Henry Brandet, tha se sulmuesit ishin vrarë nga policia pasi kishin dalë jashtë kishës. 
 
Presidenti i Francës, Francois Hollande, ka vlerësuar se ky ishte “sulm i turpshëm terrorist”.