Botë
Tërmet i fuqishëm e goditi pjesën jugore të Kilit
27.07.2016 10:46
Tërmet me intenzitet prej gjashtë ballëve sipas shkallës së Rihterit në mëngjes e goditi pjesën jugore të Kilit...

Tani për tani nuk ka informata për viktima eventuale dhe dëme materiale të shkaktuara, as nuk është shpallur rrezik nga cunami, kumtoi Qendra kombëtare sizmike.
Epiqendra e dridhjes ka qenë në Oqeanin Paqësor, në thellësi prej 14,6 kilometra mbi sipërfaqen e tokës, 456 kilometra në perëndim të qytetit Melinka në rajonin Ajsen./mia
