Maqedoni

Nga fillimi i korrikut 27 zjarre në rajonin e Koçanit

27.07.2016 11:39

Nga fillimi i korrikut deri sot në Koçan dhe rrethinë janë regjistruar 27 zjarre prej të cilëve 21 kanë qenë në sipërfaqe të hapura...

Nga fillimi i korrikut deri sot në Koçan dhe rrethinë janë regjistruar 27 zjarre prej të cilëve 21 kanë qenë në sipërfaqe të hapura, informojnë nga Njësia Territoriale Zjarrfikëse (NJTZ) në qytet.
 
Rreziku nga paraqitja e zjarreve në mënyrë të konsiderueshme është rritur gjatë periudhës së verës, ndërsa siç theksojnë nga NJTZ, njerëzit janë faktori kryesor për shkaktimin e zjarreve. Kompetentët nga komuna e Koçanit dhe NJTZ disa herë apeluan deri te qytetarët për kujdes më të madh, më shumë deri te bujqit të cilët djegin hamulloret.
 
Sipas shefit  të zjarrfikësve Arsov, një numër i madh i zjarreve janë shkaktuar për shkak ndezjes së hamulloreve dhe vegjetacionit, por edhe për shkak mosfunksionimit të makinave./mia