Botë
Anulohet procedura për azil për tetë oficerët turq në Greqi
27.07.2016 12:03
Tetë oficerëve turq, të cilët ikën në Greqi gjatë përpjekjes për grusht shtet në Turqi...

Tetë oficerëve turq, të cilët ikën në Greqi gjatë përpjekjes për grusht shtet në Turqi, sot u është dhënë kohë plotësuese t'i përgatisin rastet e tyre për kërkesat për azil politik, mëson "Katimerini".
Ashtu siç lajmëroi korrenspondenti i MIA-s nga Athina, intervistat për kërkesat për azil janë ricaktuar për më 19, 23, 24 dhe 25 gusht.
Ankaraja zyrtare konsideron se kërkesat e oficerëve për azil politik në Greqi duhet të hidhen poshtë dhe kërkon ato të ekstradohen në Turqi që të dënohen si "tradhtarë".
Tetë turq pohojnë se nuk janë të përzier në përpjekjen për grusht shtet dhe theksojnë se do të jenë në rrezik përderisa kthehen në Turqi, për shkak të pastrimeve në armatën turke dhe shërbimin shtetëror që i zbaton presidenti Rexhep Taip Erdogan./mia
