Maqedoni

Grupi i punës arrin marrëveshje, së shpejti pritet takimi i liderëve

27.07.2016 12:23

Grupi i punës, i përbërë nga përfaqësues të katër partive politike, nënshkruese të Marrëveshjes së Përzhinës...

Grupi i punës, i përbërë nga përfaqësues të katër partive politike, nënshkruese të Marrëveshjes së Përzhinës, kanë harmonizuar ndryshimet ligjore për të gjitha pikat, përfshirë edhe Ligjin për mediat.

Ndryshimet e harmonizuara ligjore pritet gjatë ditës së nesërme të dorëzohen për miratim në Kuvendin republikan dhe pas miratimit të tyre i hapet rrugë takimit të liderëve për të caktuar datën e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare.