Futboll
Akrapoviç e Hasani: Të përqëndruar drejt suksesit të ri
27.07.2016 13:35
Me entuziazëm dhe të përqëndruar për të shkruajtur një faqe tjetër historike, klubi i futbollit Shkëndija e pret takimin e nesërm...

Me entuziazëm dhe të përqëndruar për të shkruajtur një faqe tjetër historike, klubi i futbollit Shkëndija e pret takimin e nesërm, ndaj Mllada Bolesllavit të Çekisë, të vlefshëm për raundin e tretë eliminator të Ligës Europa.
Të këtij mendimi, në konferencën e sotme për shtyp ishin trajneri I skuadrës, Bruno Akrapoviç, si dhe kapiteni Ferhan Hasani. Boshnjaku u shpreh se me çekët, fitues të kupës në vendin e tyre, do të jetë pak më vështirë se ndaj ekipeve tjera, por, edhe se kanë analizuar kundërshtarin dhe nga lojtarët e tij kërkoj përqëndrim maksimal.
“Kemi analizuar dhe bërë disa gjëra në stërvitje. Do të shikojmë edhe disa video inçizime dhe e dijmë shumë mirë që do të jetë pak më vështirë se ndaj skuadrave tjera. Për këtë, flet vet fakti se ata kyqen në konkurim në mënyrë direkte në xhiron e tretë, duke u bazuar në fuqinë dhe rejtingun e skuadrës. Shkaku I kësaj, askush nuk mund të nënvlerësoj cilësitë e lartë të këtij kundërshtari. Përkundër kësaj, është një nga kundërshtarët tanë më të fuqishëm deri më tani dhe për këtë arsye, nga ekipi im kërkoj që të jetë maksimalisht i përqëndruar gjatë të gjithë 90 minutave. Besoj se mund të shikojmë me optimizëm në këtë takim”, u shpreh Akrapoviç.
Nga ana tjetër, kapiteni i skuadrës Ferhan Hasani, ishte I mendimit se kur të përfundojnë konkurimin, atëherë të gjithë së bashku do të shofim se ç`farë historie ka shkruajtur kjo gjeneratë e artë e Shkëndisë.
“Të gjithë jemi të mendimit se kemi shkruajtur historinë, por unë jam I mendimit se historia do të shihet pas përfundimit të konkurimit europian. Jemi në një rrugë të mirë, përmes të cilës mund të arrijmë edhe më larg. Sa I përket ndeshjes, jemi të përgatitur maksimalisht për sfidën në fjalë dhe e dijmë që do të jetë shumë e vështirë të ballafaqohemi me një kundërshtar kaq të fortë. Jemi të vetëdijshëm se mund të kalojmë edhe këtë raund eliminator dhe për këtë, unë dhe shokët e skuadrës jemi të përqëndruar që fillimisht të arrijmë rezultat pozitiv në takimin e parë”, deklaroi Hasani.
Ndryshe, takimi I parë I raundit të tretë eliminator në Ligën Europa, mes Shkëndisë dhe Mllada Boleslavit, do të luhet nesër në Arenën “Filipi i Dytë” në Shkup, me fillim në orën 20.00.
MUSTAFA ADEMI
