Futboll

LKE: Partizani i pafat ndaj Salzburgut

27.07.2016 13:43

Partizani doli me humbje ne takimin e pare te vlefshëm turin e trete eliminator te Liges se Kampioneve...

Ne “Elbasan Arena” te kuqte u munden me rezultatin minimal 0-1 nga Salzburg duke komplikuar shume gjerat per nje kualifikim te mundshme ne fazën e playofit.

Gjithsesi nje humbje qe nuk përligji lojën e Partizanit dhe nje fitore me shume fat per kundërshtaret austriak, te cilët u vunë mjaft ne vështirësi sidomos ne pjesën e dyte nga skuadra shqiptare.

Nen nje disipline taktike te admirueshme te ideuar nga strategu italian Sormani, skuadra e Partizanit arriti te mbrohej mjaft mire ne 30 minutat e para përballe kampioneve te Austrisë, ndërsa rastin me te mire e patën ata me Kuban ne minutën e 36.

Me fillimin e pjesës se dyte u duk se gjithçka po shkonte mjaft mire ne favor te Partizanit, kur austriaket mbeten me nje lojtare me pak ne minutën e 54 pas daljes me karton te kuq te Samaseku.

Por atëherë kur po fitonte terren ne momentin e tyre me te mire te kuqte u goditen nga kundërshtari.

Ne minutën e 70 gjyqtari kryesor akordoi nje penallti pas nje ndërhyrje ne zone te Ibrahimit ne dem te Valon Berishës.

Nga pika e bardhe golashënuesi Soriano kaloi ne avantazh Salzburgun. 3 minuta me vone gjithçka u kthye ne baraspeshe persa i përket numrit te lojtareve, kur anglezi Oliver i pamëshirshëm persa i përket kartonëve i tregoi te kuqen Kalarit per nje ndërhyrje Sorianos.

Një karton qe praktikisht mbylli ndeshjen persa i përket mundësisë se Partizanit per te barazuar shifrat. Takimi i ardhshëm do te luhet ne Austri pas nje jave.