Botë
Alarm për rrezik në aeroportin e Gjenevës
27.07.2016 13:44
Policia e Gjenevës ngriti sot një seri masash për kontroll në rajonin rreth aeroportit në qytet, pasi ka marrë informacione për kanosje të mundshme...

Policia në Fejsbuk publikoi se në vijim janë masa parandaluese të sigurisë nga rajoni rreth aeroportit, të cilat do të zbatohen në kohë të pacaktuar.
Në kumtesë theksohet se policia është duke i kontrolluar informacionet nga Franca, me ç'rast e përforcoi kontrollin rreth aeroportit.
Udhëheqësia e aeroportit të Gjenevës thekson se masat janë ndërmarrë pasi kanë marrë një thirrje anonime për rrezik, por nuk dhanë më shumë detaje për rastin./mia
