Futboll
Andre Gomes prezantohet te Barcelona
27.07.2016 13:46
Josep Maria Bartomeu, presidenti i Barcelonës, ka nënshkruar edhe zyrtarisht kontratën, deri në vitin 2021...

Josep Maria Bartomeu, presidenti i Barcelonës, ka nënshkruar edhe zyrtarisht kontratën, deri në vitin 2021, me përforcimin e ri, portugezin Andre Gomes.
"Unë vetëm dua të falënderoj për këtë mundësi që ma ka dhënë Barcelona. Jam i lumtur që i përkasin FC Barcelonës”, ka deklaruar portugezi gjatë prezantimit, në stadiumin legjendar të katalansave, Camp Nou.
Ndryshe Gomes u transferua ditë më parë nga Valencia për një shumë të majme prej 35 milionë euro, plus 20 milionë euro në varësi të sukseseve të lojtarit dhe Barcelonës.
Ai, në fillim të muajit u shpall edhe kampion europian me Portugalinë, ndërsa karierën si profesionist e ka nisur te një prej ekipeve më të famshme portugeze, Benfica.
