Maqedoni

LSDM prezentoi platformën për zgjedhjet parlamentare

06.04.2014 18:32

Me moton “Ndryshime për fillim të ri”, Socilademokratët futen në fushatën për zgjedhjet e parakohëshme parlamentare...

Me moton “Ndryshime për fillim të ri”, Socilademokratët futen në fushatën për zgjedhjet e parakohëshme parlamentare. Kryetari i kësaj partie Zoran Zaev, duke shpalosur programin me të cilin garojnë në këto zgjedhje ai ka theksuar se programi përmban tre shtylla të titulluara si: “Të kthejm klasën e mesme”, E duam lirinë” dhe “Investojmë në të ardhmen”.  
 
Zaev shtoi se struktura e re e LSDM-së, vë në dukje se ka energji, ide dhe ekip për zbatimin e ndryshimeve. Në hartimin e këtij programi politik janë përfshirë mbi 500 ekspert vendorë dhe të huaj theksojnë socialdemokratët. 
 
“Programi i LSDM-së për jetë më të mirë është një listë e re drejt zgjidhjes së problemeve dhe një fillimi të ri për Maqedoninë. Programi i LSDM-së “Për jetë më të mirë dhe më kualitative është faqe e re drejt qasjes në zgjidhjen e problemeve dhe që do të sjell fillim të ri për Maqedoninë. Progamin e promovojmë, pasi që edhe sic e dimë se do të kemi zgjedhje të parakohshme parlamentare, këtë program e rregulluam për zgjedhje, nga i cili LSDM kërkon besimin e qytetarëve të Maqedonisë. Vet vendosim se si do të duketshteti në të cilin jetojmë sot dhe si dëshirojmë të jetë shteti në të cilin do të jetojnë fëmijët tanë nesër.LSDMja e reformuar ka ide dhe fuqi për ti realizuar pikërisht këto ide dhe ndryshime”, shprehet kryetari i LSDM-së, Zoran Zaev.
 
Socilademokratët poashtu vazhdojnë fushatën me kadidatin presidencial Stevo Pendarovski i cili në mtubimin e mbajtur në Shtip ka theksuar se koncepti I tijë është të jetë i afërt me qytetarët , me individët me emër dhe mbiemër pa marr parasyshë, përkatësisë fetare, kombëtare apo përkatësisë partiake.
 
Ai para shtipjanëve theksoi se do të angazhohetpër mardhëniet ndëretnike dhe sipas tij, maqedonasi shqiptari, boshnjaku, romi , turku të gjith sëbashku duhet ti zgjidhin bashgkarisht mardhëniet ndëretnike.
 
Ai poashtu theksoi angazhimin e tij për zhvillimin ekonomik në vend, sundimin e parimeve demokratike dhe përmirësimin e strukturës demografike. Fituesi tha Pendarovski duhet të mbaj llogari për interest e gjith qytetarëve të vendit përfshi edhe ata që nuk kan votuar për të apo nuk kanë votuar fare. (Rejhane Bushi-Metaj, TVM2)