Maqedoni
Projekt për zhvillim të aftësive, MASh ndan grande për shkollat e mesme
27.07.2016 15:00
Maqedonia ka siguruar mjete financiare nëpërmjet Bankës Botërore në formë grandi për realizimin e projekteve të ndryshme...

Maqedonia ka siguruar mjete financiare nëpërmjet Bankës Botërore në formë grandi për realizimin e projekteve të ndryshme nga ana e shkollave të mesme të vendit, që dedikohen për zhvillim të aftësive dhe përkrahje të inovacioneve, të cilat zbatohen nëpërmjet Ministrisë së Arsimit.
Qëllimi i projektit është avancimi i mësimit praktik dhe aftësive për punësim të nxënësve të shkollave të mesme profesionale publike pas përfundimit të arsimit të mesëm nëpërmjet lidhjes së shkollave me kompanitë e vogla, të mesme dhe të mëdha.
“Kemi bërë shpallje publike për ndarjen e disa tipave të grandeve me vlerë prej 5000 mijë deri më 20 mijë euro. Në këtë thirrje publike kanë aplikuar gjithsej 43 shkolla me 110 propozim-projektesh, ndërsa sipas kritereve të grand-programeve janë pranuar 54 propozim-projekte. Por, gjatë muajit gusht do të financohen 10 projektet më të mira”,- deklaroi zëvendësministri i Arsimit, Spiro Ristovski.
Ky projekt për herë të parë aplikohet në Maqedoni, ndërsa nga Ministria e Arsimit theksojnë se ky projekt do të vazhdojë edhe vitin e ardhshëm.
REJHANE BUSHI-METAJ
