Maqedoni
Komitetit i Helsinkit: analizat dëshmojnë se kushtetuesja është pasive
27.07.2016 15:19
Pasivizimi, njëanshmëria dhe varshmëria nga pushteti ekzekutiv dhe ligjvënës janë tre elemente që karakterizojnë punën e Gjykatës Kushtetuese...

Ky konstatim del nga projekti “Monitorimi i procesit gjyqësor në fushën e të drejtave dhe lirive themelore civile dhe politike, i realizuar nga Komiteti i Helsinkit”.
Nga kjo analizë del se anëtarët e Gjykatës Kushtetuese janë pasivizuar, në vitin 2011 janë pranuar 236 lëndë, ndërsa në 2015-tën vetëm 128, që do të thotë 46% më pak punë, 35% më pak lëndë të përfunduara dhe 66% më pak anulime të dispozitave ligjore.
“Ekziston një diskrepancë e madhe nga numri i pranimit të lëndëve në 2011 dhe në 2015, gjithashtu edhe për numrin e lëndëve të mbaruara, për numrin e vendimeve dhe për anulimin e disa dispozitave ligjore. E gjithë kjo flet për jotransparencën, njëanshmërinë dhe varshmërinë e gjykatave nga politikat e strukturave qeveritare”,- deklaroi drejtoresha e Komitetit të Helsinkit, Uranija Pirevska.
“Ka gjyqtar që fatkeqësisht janë të varur dhe fatkeqësisht të njëjtit e bëjnë që gjykatat të duken institucion i varur nga pushteti ekzekutiv dhe ligjvënës. Nuk janë të gjithë juristë të dalluar dhe profesional që të jenë gjykatës kushtetues. Ka shumë raste që ata janë joracional dhe fillimisht fokusohen te pjesa se kush e ka dërguar kërkesën, gjegjësisht kundër kujt është drejtuar iniciativa”,- tha Voisllav Stojanovski nga Komiteti i Helsinkit.
Ky projekt është realizuar nga 1 janari i vitit 2015 deri në korrik të vitit 2016, dhe gjatë kësaj periudhe janë përcjellë 30 seanca të Gjykatës Kushtetuese.
SANIJE DURAKU
