Maqedoni
Tetovë, Arifi: rruga e Manastirit në fazën përmbyllëse
27.07.2016 15:43
Rruga e Manastirit, me gjatësi prej rreth 500 m, në Tetovë, muajt e fundit ka shkaktuar probleme për banorët e kësaj lagje, duke thithur çdo ditë pluhur...

Por, nga sot po punohet në fazën e fundit të saj dhe në ditët në vijim do të jetë e kompletuar sipas të gjitha standardeve.
Mjetet e investuara prej 12 milionë denarëve për këtë pjesë të rrugës janë siguruar nga Komuna e Tetovës, theksoi kryetarja e Komunës së Tetovës, Teuta Arifi.
“Sot dhe këto ditë përfundojnë punimet e filluara. Bëhet fjalë për tërë hapësirën e kësaj rruge mbi 3000 m2, që nënkupton asfaltimin, rregullimin e trotuareve, kanalizimin atmosferik, ndriçimin dhe rrethrrotullimin dhe i gjithë ky investim, i cili e kap shumën prej rreth 12 milionë denarësh. Mjetet buxhetore janë mjete të buxhetit të Komunës së Tetovës dhe i tërë ky buxhet sigurohet nga Komuna e Tetovës”,- deklaroi kryetarja e Komunës së Tetovës, Teuta Arifi.
Nga ana tjetër, rruga 172, në Tetovë, akoma mbetet e papërfunduar edhe përkundër premtimeve nga Komuna e Tetovës se e njëjta do të jetë gati gjatë festës së Fitër Bajramit.
VISAR SADIKI
