Kërcënim për sulm në aeroportin e Gjenevës

27.07.2016 16:10

Policia ka ashpërsuar masat e sigurisë në aeroportin Cointrin të Gjenevës...

Policia ka ashpërsuar masat e sigurisë në aeroportin Cointrin të Gjenevës dhe gjithçka rreth tij pas një kërcënimi anonim për të cilin kanë informuar autoritetet policore franceze.

Një gjendje e tillë po vazhdon dhe autoritetet e sigurisë nuk kanë bërë të ditur se sa do të vazhdojë kjo situatë.

Masat në fjalë përfshijnë, veç tjerash, kontrollime shtesë të pasagjerëve. Për këtë arsye u rekomandohet atyre që të paraqiten më herët në aeroport për të udhëtuar, sepse kontrollimet e shtuara marrin më shumë kohë.

Një zëdhënës i policisë ka theksuar se gjendja nuk është aq e rrezikshme sa që të mbyllet aeroporti pa dhënë detaje shtesë në lidhje me këtë ngjarje.