Maqedoni
RDK konventë në Kumanovë
06.04.2014 18:39
Rilindja Demokratike Kombëtare sot prezeton platformen e saj dhe kandidatet per depuetete ne konventen promovuese ne Kumanove...

Rilindja Demokratike Kombëtare sot prezeton platformen e saj dhe kandidatet per depuetete ne konventen promovuese ne Kumanove.
RDK garon ne keto zgjedhje te parakoheshme parmalentare ne 4 njesi zgjedhore ne vend dhe ne nje njesi ne diaspore. Tashme kreu i kesaj partie Rufi Osmani ka prezentuar kandidatin e diaspores me takimet ne Vjene te Austrise . RDK ka hapur edhe zyrtarisht dje shtabet zgjedhore ne qytetin e Struges dhe te Kumanoves. Nga dega e Kumanoves thone se kane hapur dy shtabe deri tani.
“Keto dy shtabe funksionojne , prej kur jane hapur ato jane plot me aktiviste .Kemi kerkesa te shumta te njertezve qe ti bashkangjiten radheve te RDK-se. kemi nje shtab edhe ne komunen e Likoves ne Orizare dhe po perpiqemi te hapim nje shtab edhe ne fshatrat e tjera pasi kemi kerkusa te shumta te njerezve qe ti bahskangjiten radheve te RDK-se pasi ata perelqejn programin tone dhe njerezit qe I kemi kandiduar si deputete”, shprehet deputeti i RDK-se, Shenasi Xheladini.
Nga RDK potencojne se jane një forcë serioze dhe një oferte dinnjitoze. Sipas RDK-se, vota per kandidatet e tyre per deputete është një mundësi që qytetarët të përfaqësohen në parlament nga intelektuale te dëshmuar dhe jo nga figura të konsumuara dhe të harxhuara.
RDK është oferta e vetme e pastër. Përderisa partitë e tjera presin në rend për tu takuar me kreun e sherbimit sekret të Maqedonisë RDK i ka dyert e mbyllura për njerzit e tillë. Në këto zgjedhje RDK ka gjasa reale të krijoj grup te fuqishem parlamentar, këtë fakt duhet ta kemi parasysh dhe të mos biem pre e propagandave që po përçahet vota shqiptare, potencojne nga RDK. (Besim Abdullau, TVM2)
