Ministria e Financave, kthehen 18.3 milionë euro në ekonomi

27.07.2016 19:03

Ministria e Financave i ktheu 18,3 milionë euro në ekonomi...

Ministria e Financave i ktheu 18,3 milionë euro në ekonomi, në bazë të bonove të lëshuara dhe të skaduara shtetërore.

Në ankandin e djeshëm Ministria tërhoqi dyfish më pak mjete, gjegjësisht 569,9 milionë denarë, apo 9,2 milionë euro.

Në këtë mënyrë detyrimi neto përmes bonove shtetërore, vetëm përmes ankandit është zvogëluar për 9 milionë euro.

"Me këtë Ministria e realizoi paralajmërimin dhe e plotëson përcaktimin për zvogëlimin e tërheqjes së mjeteve në tregun vendor.

Kjo strategji duhet të lë më shumë mjete likuiduese në ekonomi, gjë që do të kontribuonte për kreditimin e rritur të sektorit korporativ dhe me këtë lëvizjen e ekonomisë",- thonë nga Ministria e Financave.