Ndërroi jetë nëna e Ali Ahmetit

28.07.2016 10:58

Lajmin e kanë konfirmuar edhe nga vetë partia e kryetarit...

Në moshën 82-vjeçare mbrëmë në fshatin Zajaz të Kërçovës jetë ka ndërruar nëna e kryetarit të BDI-së, Ali Ahmetit, Huma Ahmeti.

Lajmin e kanë konfirmuar edhe nga vetë partia e kryetarit përmes këtij njoftimi:  “Me keqardhje ju njoftojmë që Huma Ahmeti, nëna e Kryetarit të BDI-së Ali Ahmeti, ka ndërruar jetë dhe se varrimi sot, në varrezat e fshatit Zajas të Kërçovës, në ora 14:00.  Shprehim ngushëllimet tona më të sinqerta familjes Ahmeti”, thuhet në njoftimin e BDI-së.