Implementimi i marrëveshjes, ligjet e “Përzhinës” para deputetëve

28.07.2016 12:52

Kuvendi Republikan pritet që sot të mbajë seancën e 113-të...

Kuvendi Republikan pritet që sot të mbajë seancën e 113-të, në të cilën në rend dite janë ndryshimet dhe plotësimet e ligjeve të dakorduara nga ana e përfaqësuesve të partive politike, nënshkruese të Marrëveshjes së Përzhinës, në drejtim të përgatitjes së mbajtjes së zgjedhjeve të parakohshme parlamentare dhe dalje nga kriza politike.

Bëhet fjalë për ndryshime dhe plotësime të Ligjit për punë të brendshme, Ligjit për shërbime mediale audio dhe audio-vizuele, Ligjit për procedurë penale dhe Kodit Zgjedhor. Ligjet do të miratohen me procedurë të shkurtuar, ndërsa propozues janë koordinatorët e grupeve të deputetëve të VMRO-DPMNE-së, Ilija Dimovski, LSDM-së Goran Sugareski, Artan Grubi nga BDI dhe Bekim Fazliu nga PDSh.

Ditë më parë, nënkryetarja e LSDM-së, Radmilla Sheqerinska,  është shprehur optimiste se mosmarrëveshjet e paraqitura për nënshkrimin e ndryshimeve ligjore nga ana e kryetarëve të grupeve parlamentare do të tejkalohen.

Sheqerinska është shprehur edhe për rregullimin e çështjes së mediave. Sipas saj, LSDM kërkon profesionalizëm dhe objektivitet në raportimin e mediave.

“Ju bëj thirrje të gjithë individëve profesionalë, agjencive profesionale gazetareske, shoqërive civile që të kandidojnë për “tub ere” - pjesë e trupit mediatik monitories Ad-hok, i paraparë për mbikëqyrjen parazgjedhore”,- tha ajo.