Turqia kërkon që shtëpia e Gylenit të shndërrohet në tualet publik
Autoritetet turke kanë propozuar që shtëpia e lindjes e të akuzuarit për grushtet, Fetullah Gylen...

Autoritetet turke kanë propozuar që shtëpia e lindjes e të akuzuarit për grushtet, Fetullah Gylen, në Turqi, të shndërrohet në tualet publik.
Gazeta britanike “Independent”, duke cituar mediat turke, ka shkruar se autoritetet turke kanë propozuar që shtëpia e lindjes në Turqi të klerikut mysliman në mërgim, Fetullah Gylen, i cili nga Ankaraja akuzohet për organizimin e puçit të dështuar ushtarak më 15 korrik, të shndërrohet në tualet publik.
Gylen ka lindur në fshatin Koruxhuk, në provincën Erzurim. Propozimi u bë nga vetë banorët e fshatit. Shumë banorë të kësaj zone kanë hedhur nëpër rrugë dhe në lumenj me mijëra libra të klerikut Gylen, në shenjë proteste për tentimin për puç të organizuar, sipas tyre, në Turqi nga ana e klerikut Fetulla Gylen.
