Përfundoi debati për rebalancin e buxhetit, votimi të premten

28.07.2016 13:09

Pas tre ditësh debat, mbrëmë përfundoi debati i përgjithshëm për rebalancin e buxhetit për vitin 2016...

Pas tre ditësh debat, mbrëmë përfundoi debati i përgjithshëm për rebalancin e buxhetit për vitin 2016, votimi do të jetë të premten, në vazhdimin e kësaj seance.

Në ditën e tretë të debatit, deputetët e pushtetit dhe të opozitës sërish polemizuan më së shumti për dhënien e euroobligacionit, vlerën e shkallës së interesit dhe huamarrjen.

Sipas opozitës, buxheti është anti-ekonomik, joreal dhe jotransparent dhe sërish do të prodhojë shpenzime joproduktive me të cilat varfërohen qytetarët.

Nga partia qeveritare, VMRO-DPMNE sërish, konsiderojnë se opozita përhap gënjeshtra dhe spekulime që ta zvogëlojë reputacionin e shtetit dhe se të gjitha krahasimet në ekonomi janë në favor të VMRO-DPMNE-së.

Rebalanci i Buxhetit për vitin 2016 parashikon zvogëlim të të ardhurave të tërësishme prej 177.292 milionë denarë në 174.291 milionë, në shpenzimet e tërësishme prej 196.276 në 195.472 milionë, ndërsa deficiti është rishikuar prej 18.984 në 21.181 milionë denarë.