Maqedoni
BDI mbajti tubim në Sllupçan të Likovës
06.04.2014 18:50
BDI ka shpalosur platformen e saj per zgjedhjet e parakoheshme parlamentare ne fshatin Sllupcan te komunes se Likoves...

BDI ka shpalosur platformen e saj per zgjedhjet e parakoheshme parlamentare ne fshatin Sllupcan te komunes se Likoves. Nje gjest simbolik per te treguar se BDI eshte parti e dale nga lufta dhe kurre nuk I harron ata qe sakrifikuan jeten.
Ne duhet te vleresojme duhet te mendojme se ku ishim, ku jemi e ku duam te shkojme ka deklaruar lideri i partise Ali Ahmeti duke potencuar se e kaluara duhet kujtuar me dhimbje . Ajo kujtohet per sakrificat e panumerta qe ka bere populli yne nder shekuj .E kaluara kujtohet sepse duke kujtuar te kaluaren nuk gabojme per hapa ne rrugen qe po e bejme dhe ate qe na pret. E kaluara eshte e dhimbshme dhe si e tille duhet kujtuar, ishte UCK sipas Ahmetit ajo qe institucionalkizoi krenarine qe shqiptaret e kane pasur nder shekuj.
“Krenarine shqiptaret e kane pasur me shekuj. UCK vetem e institucionalizoi kete krenari. Dhe institucionalizimi i krenarise kombetare eshte flamuri , ai eshte krenaria. Flamuri kurre nuk eshte ulur kurre nuk eshte mposhtur por ka qene gjithnje ne rrethim , gjithmone ka pasur veshtiresi te valevitet dhe ajo krenari nuk eshte perkulur por eshte institucionalizuar. U institucionalizua arsimi, kultura, shkenca, tani duhet te forcojme institucionet e te rrisim pergjegjesine institucionale, duke filluar nga une e deri te administratoret. Mbi 20 mije njerez jane punesuar ne saje te luftes, te gjakut qe eshte derdhur”, shprehet kryetari i BDI-se, Ali Ahmeti.
Sipas Ahmetit kjo sakrifice duhet ruajtur sepse eshte sakrifica me e shtrenjte. Te gjithe kuadrot e BDI-se duhet te rrisin pergjegjesine, te rriten kapacitetet drejtuese, fajin te mos e hedhim pertej po ta shohim brenda vetes. Nuk mundet te themi me , cfare po na bejne te tjeret, por duhet te punojme per veten. Kmi punuar por ende duhet te punojme sidomos ne drejtim te hapjes se vendeve te reja te punes. Po perpunohet ideja per zonen e lire ekonomike te Likoves, sepse njerezit duan mireqenie, rinia nuk duhet ta braktise vendin. Po per kete duhet te krijojme besim se ketu drejtohet e punohet. Te mirat nuk vijne nga qielli, duhet ti krijojme vete.
Proceset vazhdojne. Ne kerkojme mbeshtetjen e popullit. Ne kete mandate duhet te hapen ceshtje te rendesishme politike e strategjike antaresimi ne NATO e BE , avancimi I metejme I gjuhes shqipe , afrimi I dallimeve mes perfaqesuesve legjitime qe do fitojne nga pala tjeter, se si do mbyllet kapitulli I gjuhes sepse sipas Marreveshjes se Ohrit dhe Kushtetutes, gjuha shqipe eshte zyrtare ne te gjithe Republiken, por deri me tani ne kemi shkuar hap pas hapi dhe ende ky kapitull nuk eshte mbyllur.
NATO ehste ne interes sa shteteror aq edhe kombetar, po aq e rendesishme edhe per rajonin sepse antaresimi ne NATO ehste garanci per stabilitet paqe e siguri per ne dhe gjithe rajonin. E duam BE-ne sepse ne duhet qe ne kete rajon te pushojne barrikadat e telave mes Kosoves Shqiperise, Maqedonise e Malit te Zi sepse kjo eshte Europa, pa kufij ka potencuar Ahmeti ne Likove duke kerkuar mbeshtetjen per opcionin e BDI-se me 27 prill . Te pranishmeve iu drejtuan edhe kandidatet per deputete te zones 1.
“Ky fshat se bashku me fshatrat e tjere te komunes se Likoves, historikisht ishin dhe mbeten fortifikata te pamposhtura. BDI qe nga themelimi ne asnje cast e per asnje moment nuk e harrpoi komunen tone sepse askush me mire se BDI nuk e di vleren e kesaj ane”, shprehet Rexhail Ismaili bartes i listes se kandidateve zona 1-BDI.
“Nuk do te lejojme kurren e kurres qe te behen matematika te pista ne kurrizin tone, sepse ashtu si kemba jone shkeli atje poshte te bunari, ashtu do te shkelim cdo tentim qe behet kunder popullit, do ti dezertojme nga frontet aleancat e kafeneve komandant”, shprehet kandidatja per deputet nga radhet e BDI-se, Shkodrane Dardhishta.
Te pranishmeve ju jane drejtuar edhe funksionare te tjere te larte te BDI-se te cilet potencuan se ne vitin 2001 u fitua nje beteje , por lufta ende vazhdon dhe per ta fituar kete lufte BDI-se i duhet mbeshtetja e popullit. (Hamide Ibrahimi, TVM2)
