LSDM: 15 të infektuar në Klinikën e syve në Shkup
Në Klinikën për sëmundje të syve në Shkup....

Në Klinikën për sëmundje të syve në Shkup, 15 pacientë të operuar përballen me një infeksion serioz në sy, deklarojnë nga Komisioni për shëndetësi i LSDM-së.
Goce Çakarovski, nga LSDM-së, duke kërkuar përgjegjësi për këtë rast, theksoi se informacionet që posedon flasin se skandali i rëndë ka ndodhur për shkak të përdorimit të produktit të ndotur Avastin, e produktit të kontaminuar për sytë, me të cilin janë trajtuar pacientët e operuar.
“Nëse arsyeja për ndërprerjen e operacioneve në Klinikën e oftalmologjisë është infektimi që kanë marrë 15 pacientët pas operacionit? Nesër edhe çfarë pasojash do të kenë njerëzit të cilët janë të infektuar në sytë e operuar? Këmbëngulim në përgjigje, çfarë është shkaku i infeksionit? A janë shkak i infeksionit kushtet joadekuate spitalore për punë, apo diçka tjetër? Informacionet që kemi tregojnë skandal të rëndë me përdorimin e produktit të ndotur për sytë, me të cilin janë trajtuar pacientët e operuar. A është produkti i përdorur Avastin shkaku i infeksionit të rëndë?”,- deklaroi Goce Çakarovski nga LSDM.
Njëherit, nga LSDM pyesin ministrin e Arsimit dhe kompetentët shëndetësorë nëse janë ndërprerë operacionet në Klinikën për sëmundje të syve në Qendrën Klinike në Shkup dhe nëse po a është siguruar zgjidhje alternative. (Rejhan Bushi-Metaj, TVM2)
