Nepal, 90 persona humbën jetën nga përmbytjet

28.07.2016 17:31

Shirat e pandërprerë kanë shkaktuar përmbytje dhe rrëshqitje të tokës...

Shirat e pandërprerë kanë shkaktuar përmbytje dhe rrëshqitje të tokës, duke lënë të paktën 90 të vdekur në Nepal dhe më shumë se 22 persona të pagjetur.

Shirat e pandërprerë tri ditëve të fundit po ashtu kanë lënë qindra persona të plagosur dhe mijëra të pastrehë, kryesisht në fushat jugore Tarai dhe mes rretheve perëndimore kodrinore të vendit.

Ministria e Punëve të Brendshme tha se numri më i madh vjen nga rrethi perëndimor kodrinor i Pyuthan dhe rrethi lindor i Jhapas. Më shumë se 100 shtëpi janë dëmtuar plotësisht nga përmbytjet dhe rrëshqitjet e tokës në të gjithë vendin. Numri i banorëve të zhvendosur është mbi dy milionë.

Shumica e lumenjve kanë fryrë mbi nivelin e rrezikut, duke kapluar vendbanimet njerëzore në fushat lindore dhe qendrore Tarai. Zëvendësministri i Brendshëm, Jhanka Nath Dhakal, thotë se ekipet e shpëtimit janë duke punuar vazhdimisht në zonat e prekura. Situata është përkeqësuar për nepalezët të cilët jetojnë në tenda, pasi shtëpitë e tyre u shkatërruan  nga tërmeti në vitin 2015, ku humbën jetën afro 9 mijë njerëz.

Numri i të vdekurve pritet të rritet si shiu muson që vazhdon të valëvit një pjesë të madhe të vendit për ditën e pestë radhazi. (Gazmend Rexhepi, TVM2)