Çavkov: Nuk është përdorur dhunë ndaj të arrestuarve
Ministri i Brendshëm, Mitko Çavkov, mbetet në qëndrimin....

Ministri i Brendshëm, Mitko Çavkov, mbetet në qëndrimin se nuk është përdorur dhunë ndaj të arrestuarve në rastin “Lagja e trimave”.
Po ashtu Çavkov mbetet në qëndrimin se polici ka qenë i hutuar kur ka dhënë deklaratën në cilësinë e dëshmitarit të mbrojtur, se Mirsad Ndrecaj është dorëzuar i gjallë.
Njëherit, Çavkov thotë se Maqedonia ka ndërtuar strukturë të fortë profesionale në kuadër të Ministrisë së Brendshme për të penguar me kohë sulmet e mundshme terroriste.
“Ka mundësi reale për sulme të mundshme terroriste, për këtë nuk ka nevojë për ekspertizë të veçantë, ne vetëm duhet të ecim nga indikatorët që ekzistojnë. Ne deri tani kemi treguar kapacitete të larta profesionale, që kanë të bëjnë me grupet terroriste të dhunshme, dhe i kemi trajtuar në mënyrë efektive”,- tha Çavkov në ceremoninë e dhurimit të 24 automjeteve për Policinë kufitare nga Organizata Ndërkombëtare për Migrim.
