Miratohet pakoja e ligjeve të Përzhinos

28.07.2016 22:36

Kuvendi me shumicë votash miratoi ligjet që burojnë nga Marrëveshja e Përzhinës....

Kuvendi me shumicë votash miratoi ligjet që burojnë nga Marrëveshja e Përzhinës. Të vetmet që kundërshtuan ligjin për qeveri teknike dhe kodin zgjedhor në pjesën e mediave ishin deputet e pavarura Sollza Gërçeva dhe Roza Topuzova.

Sipas Gërçevës me ligjet e marrëveshjes së Përzhinës nuk parashikohet kthimi I vlerave demokratike në vend. Sipas saj nuk bëhet fjalë për zgjidhje demokratike por për mbijetesë individuale. Ndërkaq deputetja Roza Topuzova tha se këto ligje edhe njëherë de jure vërtetojnë faktin se ska ndarje të partive nga shteti.

Gjitha ndryshimet në ligje kanë prapavije politke, duke u nisur nga trupi rregullator me anëtarët e propozuar nga partitë, qeveria teknike dhe ligji për MPB.

Deputeti Talat Xhaferi me kërkesën e të cilit u tërhoqën amendamentet me karakter teknik të Vmro-Dpmne-së për pjesën e ligjit kodit zgjedhor tha se marrëveshja e arritur nuk lejon dorëzimin e amendamenteve.

Renata Deskovksa nga LSDM tha se me një pejsë të ligjeve të miratuara shkelet kushtetuta por me faj të partive në pushtet. LSDM tha ajo ka mbështetur ligjet e përzhinës për ti hapur rrugën zgjedhjeve në vend. Për Ilija Dimovskin nga Vmro -Dpmne pakoja e ligjeve paraqet minimumin e përpjekjeve për mbrojtjen e institucioneve. Ligji për mediat sipas tij mbështeten në rezolutat e këshillit të europës.  

Ndryshimete  ligjit për shërbime audio dhe audiovizuele paerashikojnë që program në gjuhën shqipe të jetë 24 orësh ndërkaq nacionalitet tjera të emitojnë program në kanal të posaçëm.

Në ndryshimete  kodit zgjedhor pjesa e mediave, agjencioni për shërbime audio dhe audiovizuele fiton trup rregullator pesë anëtarësh të cilët do të mbikqyrin punën e mediave  gjatë procesit parazgjedhor. Katër anëtarët do ti zgjedhin katër partitë politike ndërkaq anëtari i pestë me konsensuz ndërpartiak.

Ministri i punëve të brendshme do të ketë të drejtën që të bëjë 15 emërime në postet udhëheqëse, ndërkaq mandate i tij bashkë me ministrant tjerë të lsdm-së të mbarojë ditën kur KSHZ do të shpallë rezultatin zyrtar parazgjedhor. Qeveria teknike do të formohet 100 ditë para zgjedhjeve.

Ndërkaq ligji për procedurë penale do të pamundësojë prokurorisë publike të bëjë emrime në postet udhëhqëse të mpb-së, me çka i jepet mundësia këtë ta bëjë ministri teknik. Ndryshimet e ligjeve të miratuara në kuvend I hapin rrugën mbajtjes së zgjedhjeve.

Përcaktimin e datës që si opsionale është 11 dhjetori, do të duhet ta thonë liderët e katër partive në takimin e 31 gushtit. (Meral Ismaili, TVM2)