Al Kaida”, taktikë e re e grupeve radikale islame
Grupi radikal “Fronti Al Nusra” ka njoftuar se është ndarë nga organizata terroriste, “Al Kaida”....

Grupi radikal “Fronti Al Nusra” ka njoftuar se është ndarë nga organizata terroriste, “Al Kaida”, me pajtimin e kësaj të fundit, një lëvizje kjo që thuhet se është bërë me qëllim të evitohet si cak i sulmeve ajrore ruse dhe amerikane.
Grupet e lidhura me “Al Kaidën” dhe “Shtetin Islamik” janë hequr me qëllim nga një armëpushim sirian dhe negociata të paqes, dhe se të dy superfuqitë ushtarake botërore i kanë pasur cak të sulmeve të tyre ajrore.
Lideri i grupit sirian, Abu Mohamad al Golani, ka thënë për televizionin Al Jazeera se grupi do të vazhdojë tutje me emrin e ri, “Fronti Fateh el Sham”, dhe se nuk do të ketë asnjë lidhje me palë të huaja.
