Klinton: Do të jem presidente e të gjithëve
Hillari Klinton ka bërë thirrje për unitet...

Hillari Klinton ka bërë thirrje për unitet, është tallur me rivalin republikan dhe ka folur edhe për prosperitet të përbashkët derisa e ka pranuar nominimin e partisë demokrate amerikane për presidente me “besim të pakufishëm në premtimin amerikan”.
Fjalimi i Klintonit më 28 korrik ka qenë vula e konventës katërditore e demokratëve, duke shënuar kështu fillimin e asaj që shumëkush e pret të jetë fushata më e kushtueshme, por edhe më e pisët e zgjedhjeve presidenciale në histori të ShBA-ve.
“Sonte kemi arritur një pikë kulmore në marshin e popullit tonë drejt një bashkimi më të përsosur. Kjo është hera e parë që një parti e madhe e nominon një grua për presidente”,- ka thënë ajo.
“Dhe tani, miqtë e mi, e pranoj nominimin për presidente me përulësi, përkushtim dhe besim të pakufi në premtimin amerikan”,- ka thënë Klinton.
