Zbulohet videoja e njërit nga sulmuesit në Paris
Agjencia e lajmeve “Amaq” e grupit militant “Shteti Islamik"...

Agjencia e lajmeve “Amaq” e grupit militant “Shteti Islamik” e ka publikuar një video ku shihet një nga sulmuesit e kësaj jave në një kishë në Francën veriore, duke kërkuar nga myslimanët që ta shkatërrojnë vendin.
Në këtë video, Abdel Malik Nabir Petitjeanm, 19-vjeçar, qytetar francez, i cili në Francë është identifikuar si një nga dy personat që e vranë një prift katolik para se të vriteshin nga policia, i drejtohet presidentit francez, Francois Hollande, dhe kryeministrit, Manuel Valls, me këto fjalë: “Kohërat kanë ndryshuar. Ju do të vuani atë që vëllezërit dhe motrat tona janë duke e vuajtur. Ne do ta shkatërrojmë shtetin tuaj”,- thotë në video personi i identifikuar si Petitjean.
