Grushti i shtetit, shpërthen Gylen: Erdogan është i helmuar nga pushteti

29.07.2016 15:32

Kleriku, Fetullah Gylen, i cili është i akuzuari kryesor nga Turqia....

Kleriku, Fetullah Gylen, i cili është i akuzuari kryesor nga Turqia si ideatori dhe mbështetësi i tentativës për rrëzimin e shtetit, ka folur për marrëdhëniet e tij me presidentin, Rexhep Taip Erdogan, duke u shprehur se ky i fundit është i helmuar nga pushteti.

75-vjeçari dikur ka qenë një mbështetës i Erdoganit në kohën kur ai garoi në zgjedhjet e përgjithshme të vitit 2002, por më pas marrëdhëniet mes tyre u krisën. 

Gylen deklaroi se nuk i druhet një ekstradimi në Turqi, pasi, sipas tij, kjo është një kërkesë me prapavijë politike. Ai gjithashtu e dënoi tentativën për grusht-shteti, duke mohuar ideimin ose përfshirjen në të.