Sulmohen veturat e tifozëve të KF “Shkëndija”

29.07.2016 15:48

Pas mbarimit të ndeshjes së mbrëmshme futbollistike mes KF “Shkëndijës” dhe “Mllada Boleslavit”...

Pas mbarimit të ndeshjes së mbrëmshme futbollistike mes KF “Shkëndijës” dhe “Mllada Boleslavit”, persona të panjohur, në rrugën “Gjorçe Petrov” të Shkupit, me mjete të forta kanë gjuajtur drejt katër veturave, në pronësi të tre tetovarëve dhe një gostivarasi.

“Incidenti ka ndodhur mbrëmë rreth orës 22:30 minuta në rrugën “Gjorçe Petrov”, pas mbarimit të ndeshjes futbollistike mes KF “Shkëndija” dhe “Mllada Boleslavit”, persona të panjohur, disa prej të cilëve nga ata kanë qenë me maska, kanë gjuajtur me mjete të ndryshme; gur, bekaton, pllaka dhe të ngjashme drejt automjeteve me targa të Tetovës dhe Gostivarit, dhe një veture me targa të Zvicrës dhe Gjermanisë”,- ka thënë zëdhënësja e Ministrisë së Punëve të Brendshme, Natalija Spirova.

Pronarët e këtyre veturave ngjarjen e kanë paraqitur në stacionin policor në Tetovë, ndërkaq në lidhje me kryerësit e këtij akti policia thotë se ende nuk dihet se kush janë dhe se po punohet për identifikimin e tyre.