Puçi nuk ndikoi në raportet Maqedoni-Turqi

29.07.2016 16:08

Tentativat e 15 korrikut për grusht-shtet në Turqi dhe shpalljes së gjendjes së jashtëzakonshme reflektoi negativisht në kompanitë që bashkëpunojnë apo kanë partner në Turqi, duke krijuar dilema për ecurinë e bizneseve të tyre.

Tentativat e 15 korrikut për grusht-shtet në Turqi dhe shpalljes së gjendjes së jashtëzakonshme reflektoi negativisht në kompanitë që bashkëpunojnë apo kanë partner në Turqi, duke krijuar dilema për ecurinë e bizneseve të tyre.

Kryetari i Odës Ekonomike Maqedoni-Turqi, Tuna Ejup Kahvexhi, deklaroi se shpallja e gjendjes së jashtëzakonshme nuk ka ndikuar në jetën e përditshme të qytetarëve në Turqi dhe aq më pak në aspektin ekonomik, ai gjithashtu potencoi për gjendjen ekonomisë turke dhe se bashkëpunimi ekonomik mes dy vendeve është në nivel të lartë dhe gjatë vitit 2016 ka shënuar rritje prej 21.5 për qind në krahasim me vitin 2015.

“Republika e Turqisë në vitin 2016 me rritje ekonomike prej 4,8 për qind është një nga 10 vendet më të zhvilluara në botë. Vëllimi tregtar mes Maqedonisë dhe Turqisë në pesë muajt e parë nga viti 2016 është më i madh për 21,5 për qind në krahasim me vitin 2015. Ky vëllim është rritur në mënyrë bilaterale për eksport dhe import për të dy vendet”,- deklaroi kryetari i Odës Ekonomike Maqedoni-Turqi, Tuna Ejup Kahvexhi.

Gjatë kësaj konference ishte i pranishëm dhe ambasadori i Turqisë në Maqedoni, Omur Sholendil, i cili u përqendrua në aspektin e turizmit lidhur me çështjet e sigurisë së turistëve.

“Që të pengohen aktivitetet e tilla, organet turke të sigurisë i ndërmorën të gjitha masat e nevojshme. Në këtë kontekst, unë nuk shoh ndonjë rrezik të posaçëm nga rrethanat normale për sigurinë e turistëve në Turqi. Për fat të keq, ngjarjet e tilla ndodhin edhe në vende të tjera europiane, të cilat gjithashtu ndërmorën masa sigurie”,- theksoi ambasadori i Turqisë në Maqedoni, Omur Sholendil.

Ambasadori turk, Omur Sholendil, theksoi se Maqedonia dhe Turqia si dy vende të afërta dhe mike bashkëpunojnë në këmbim të informacioneve të sigurisë, siç bashkëpunojnë edhe në sfera të tjera. (Gazmend Rexhepi, TVM2)