Kumanovë, lista zgjedhore tashmë tri ditë në shqyrtim publik

29.07.2016 17:09

Në qytetin e Kumanovës tashmë tri ditë në Drejtorinë rajonale...

Në qytetin e Kumanovës tashmë tri ditë në Drejtorinë rajonale për libra amë janë vënë në shqyrtim publik listat zgjedhore me persona të dyshimtë.

Andaj, në bazë të rekomandimeve të KShZ-së qytetarët kanë mundësinë që t’i kontrollojnë këto lista dhe në rast se gjenden në to të reagojnë menjëherë në KShZ apo në Drejtoritë rajonale për libra amë.

Ndonëse procesi është në fillim, në këtë drejtori na thanë se numri i të paraqiturve është i vogël, por pasi që të shqyrtohen më detajisht listat në fjalë, atëherë presin që të paraqiten numër më i madh i qytetarëve.

Ndërkohë që ne takuam disa nga qytetarët të cilët gjenden në listat e të dyshuarve. Ata thonë se nga ne e kuptuan se nuk janë në listë dhe se me siguri është bërë ndonjë lëshim gjatë përpilimit të këtyre listave, por shpresojnë se me kohë gjithçka do të rregullohet.        

Nga Drejtoria rajonale për libra amë thonë se të gjithë qytetarët nga listat e personave të dyshuar  munden të paraqiten deri më 16 gusht të këtij viti për të përmirësuar këto lëshime. (Nexhat Aqifi, TVM2)