Kuvend, deputetët miratuan rebalancin e buxhetit
Me 55 vota "për" dhe 23 “kundër”, Kuvendi i Maqedonisë i miratoi plotësimet....

Me 55 vota "për" dhe 23 “kundër”, Kuvendi i Maqedonisë i miratoi plotësimet dhe ndryshimet në buxhetin për vitin 2016.
Procesi i miratimit të rebalancit për vitin 2016 është shoqëruar me akuza dhe kundër-akuza midis pushtetit dhe opozitës.
Derisa pushteti e ka arsyetuar korrigjimin e buxhetit, opozita ka akuzuar pushtetin për menaxhim jo të përgjegjshëm të financave publike.
Këta të fundit kërkuan që rebalanci i buxhetit të tërhiqet nga rendi i ditës, sepse në të është përmbajtur edhe euroobligacioni, i cili, sipas tyre, është dhënë në mënyrë joligjore. Rebalanci i buxhetit parashikon zvogëlim të të ardhurave të tërësishme prej 177.292 milionë denarë në 174,291 milionë dhe në të ardhurat e tërësishme prej 196,276 në 195,472 milionë.
Deficiti është revidentuar prej 18,984 në 21,181 milionë denarë. Deputetët, gjithashtu me procedurë të shkurtuar, miratuan edhe Ligjin për ndryshim të Ligjit për qendrën shtetërore të provimeve.
Me propozimin rregullohet mënyra e emërimit dhe shkarkimit të drejtorit të Qendrës shtetërore të provimeve. Sipas opozitës maqedonase, ky institucion nuk i ka përmbushur pritshmëritë, ndërsa së bashku me testimin ekstern vetëm e ka komplikuar jetën e nxënësve dhe për këtë qëllim duhet të zhbëhet. Ndërkohë, nga VMRO-DPMNE deklaruan se bëhet fjalë për ndryshime të vogla dhe jo për konceptin e testimit ekstern. (Naim Ramadani, TVM2)
