LSDM: Todorov të sqarojë shkaqet, infektimi i syve tek pacientët është skandaloz
LSDM kërkon sqarime nga ministri i Shëndetësisë, Nikolla Todorov....

LSDM kërkon sqarime nga ministri i Shëndetësisë, Nikolla Todorov, lidhur me infeksionin serioz në sy tek 15 pacientët që ndodhi ditë më parë në Klinikën e syve në Shkup.
Nga LSDM ngjarjen e djeshme e konsiderojnë si skandaloze dhe sipas tyre nuk bëhet fjalë vetëm për 14 pacientë, por që numri është akoma më i madh. Sipas të dhënave të cilat i disponon LSDM, shkaku i infeksionit është përdorimi i aparaturave të padezinfektuara.
“Sipas informacioneve të fundit që i kemi marrë nga Klinika për numrin e pacientëve me infeksion, nuk bëhet fjalë për 15 pacientë, por a është e vërtetë se numri ka arritur në 25 pas operimit. Sipas rregullave të infeksioneve, përderisa ekzistojnë dy apo më shumë raste të infeksioneve në spital, që janë të ndërlidhura me vendin, kohën, atëherë bëhet fjalë për epidemi”,- deklaroi Zlate Mehmedovic nga LSDM.
Ndërsa Klinika për sëmundje të syve në Shkup ka demantuar se në Klinikë të ketë pasur 15 pacientë të infektuar në sy dhe tani të jenë në situatë kritike. Nga kjo Klinikë thonë se vetëm tek disa pacientë janë vërejtur disa komplikime që janë sanuar pas një ndërhyrjeje të dytë. (Rejhane Bushi-Metaj, TVM2)
