Italia me projekt prej 1.5 milionë euro, fushatë për mbrojtjen e migrantëve
Marina italiane sot njoftoi për shpëtimin e jetëve të 603 migrantëve...

Marina italiane sot njoftoi për shpëtimin e jetëve të 603 migrantëve në detin Mesdhe në ngushticën mes Sicilisë dhe Afrikës së Jugut.
Në komunikatën e lëshuar nga të Marinës italiane thuhet se “Tre anije të Marinës ushtarake kanë interceptuar deri tani gjashtë varka të mëdha, ndërkohë që operacionet e kërkim-shpëtimit janë në vazhdim e sipër”.
“Deri dje, në Itali kanë zbarkuar 6 500 migrantë, 58 për qind më shumë sesa java e kaluar”,- tha Organizata Ndërkombëtare për Migrimin.
Italia ka nisur sot fushatë, e cila do t’iu kushtojë 1.5 milionë euro në organizatat mediatike në internet, tv dhe radio për t’i paralajmëruar emigrantët për rreziqet me të cilat mund të ballafaqohen deri sa të mbërrijnë në Europë.
Sipas të dhënave të prezantuara nga Ministria e Brendshme në fillim të korrikut, rreth 71 mijë njerëz kanë shkelur në Itali nga janari në qershor të këtij viti. Në vitin 2015, numri i përgjithshëm i migrantëve në Itali ishte 153 mijë.
