LDP: Ndryshimet ligjore, jokushtetuese
Nga Lidhja Demokratike e Pavle Trajanovit thonë se...

Nga Lidhja Demokratike e Pavle Trajanovit thonë se: “ndryshimet ligjore pas marrëveshjes politike për dalje nga kriza politike janë kundër kushtetutës dhe parimeve demokratike.
Këto ndryshime ligjore Trajanov i vlerëson vetëm si përpjekje e pushtetit që të mos ndërrohet asgjë.
“Pa konstatim të përgjegjësisë për përgjimet masive, shkeljen e rregullave zgjedhore, dhe pa pastrim të dyshimeve për krim dhe korrupsion, nuk mund të ketë kushte për zgjedhje korrekte, kredibile dhe demokratike. Përgjegjësi të madhe kanë gjykatat të cilat deri më tani janë ndër hallkat më të dobëta të institucioneve kompetente të sistemit të cilat duhet të sigurojnë sundim të sistemit të së drejtës dhe sundim të ligjit”,- thonë nga Lidhja Demokratike e Pavle Trajanovit.
