MPB, përfundoi aksioni policor “Ballkan”

29.07.2016 20:13

Policia e Shqipërisë, Bullgarisë, Maqedonisë, Greqisë dhe Turqisë...

Policia e Shqipërisë, Bullgarisë, Maqedonisë, Greqisë dhe Turqisë zhvilluan hetim paralel në kuadër të operacionit për tregti me drogë “Ballkan”, i filluar në vitin 2015 nga Drejtoria për luftë me narkotikë dhe tregti ilegale në kuadër të policisë shtetërore shqiptare në bashkëpunim me Prokurorinë për krim serioz.

Ministria e Punëve të Brendshme e Maqedonisë përmes një komunikate me shkrim ka njoftuar se operacioni ka përfunduar me sukses dhe se hetimi ka rezultuar me arrestim të 28 personave, midis të cilëve edhe pesë organizatorë dhe dhënie të urdhër-arrestit për 20 persona të tjerë të cilët janë të përfshirë në aktivitetet ilegale të këtij grupi të organizuar kriminel.

Janë konfiskuar përafërsisht 27 kilogramë heroinë, 2 kilogramë kokainë dhe pothuajse 184 kilogramë marihuanë, si dhe më shumë se 38.000 euro, 1,5 milionë lekë shqiptare dhe katër armë.

Hetimet kanë qenë të orientuara drejt grupit të organizuar kriminel, aktiv në vende të ndryshme nga rajoni ballkanik, i cili tregton me lloje të ndryshme të lendeve narkotike. Nga MPB njoftojnë se edhe në të ardhmen priten rezultate më konkrete rreth hetimit.