Prishtinë, 42 të lënduar në “Beer Fest”
Festivali i birrës në prishtinë mbrëm nuk ka shkuar si duhet pasi një I dehur ka shtënë me armë duke shkaktuar panikë...

Festivali i birrës në prishtinë mbrëm nuk ka shkuar si duhet pasi një I dehur ka shtënë me armë duke shkaktuar panikë dhe më pas edhe rrëmujë nga të pranishmit, me çrast njoftohet se mbi 40 persona janë lënduar.
Ngjarja ndodhi rreth orës 23:00 në sheshin “Zahir Pajaziti”, ku siç ka bërë të ditur policia një person i dehur ka shtënë me armë në ajër, pormegjithse nga këto të shtëna nuk ka pasur të lënduar.
Daut Hoxha, zyrtari për informim në Policinë e Kosovës, qytetarët janë lënduar nga panikut, dhe teksa kanë ikur kanë lënduar njëri-tjetrin.
Ndërsa mjekja Nerxhivane Halimi, e Qendrës Klinike Universitare të Kosovës ka thënë se janë të paktën 42 persona të lënduar nga kjo ngjarje.
Ngjarja vjen në një kohë kur Europa është tronditur nga disa sulme terroriste, më të fundit ato në Gjermani.
Kjo ka bërë që menjëherë pas të shtënave, të pranishmit në festival të vraponin nga paniku, nga frika se bëhej fjalë për një sulm terrorist.
