Botë

Kaos në Erevan,plagosen 40 persona, policia përleshet me grupin e armatosur

30.07.2016 12:38

Kryeqyteti armen, Jerevan është përfshirë nga kaosi. Policia u përlesh me mbështetësit e një grupi të armatosur...

Kryeqyteti armen, Jerevan është përfshirë nga kaosi. Policia u përlesh me mbështetësit e një grupi të armatosur, që ka marrë peng disa persona brenda një rajoni policor.
 
Ngjarja ka ndodhur afër kompleksit të policisë në kryeqytetin Erevan, që është i okupuar nga personat e armatosur, të ndërlidhur me një grup opozitar në Armeni.
 
Dhuna, nga e cila janë lënduar tre gazetarë, ka shpërthyer gjatë të shtënave dhe eksplodimet, që vinin nga kompleksi i stacionit të policies.
 
Mediat vendase flasin për të paktën 60 të plagosur gjatë trazirave, me 40 vetë që vazhdojnë të kurohen në spital.
 
Mbi 100 vetë janë ndaluar nga policia.Jane plagosur gjithashtu edhe 3 nga agresoret. Nuk ishte menjëherë e qartë nëse forcat e policisë kishin zhvilluar operacion të shkallës së gjërë atje.
 
Protestesuesit, që i mbështesin personat e armatosur, papritmas janë përpjekur t’i afrohen ndërtesës nga lagjja e afërt, Sari Tagh.
 
Disa prej tyre kanë hedhur gurë kur ata janë konfrontuar me policinë speciale, që kanë përdorë garanta trullosëse.  
 
Grupi mësyu godinën gati 2 javë më parë duke kërkuar lirimin e të burgosurve politikë përfshire liderin e opozitës, Xhirair Sefilian. Ky i fundit ka kritikuar ashpër mënyrën sesi presidenti Serzh Sarkisian  menaxhoi konfliktin në Nagorno-Karabakh.
 
Efektivët përdorën  shkopinj gome dhe granata trullosëse për shpërndarjen e protestuesve që thërrisnin “Armenia e lirë dhe e pavarur” apo “Serzh largohu!”.
 
Grupi i armatosur pushtoi rajonin policor në 17 korrik duke vrarë një polic e duke marrë pengje. Disa prej tyre u liruan.
 
Pengmarrësit publikuan një video ku kërkonin lirimin e liderit të opozitës, Sefilian bashkë me disa të tjerë, duke u bërë thirrje mbështetësve të dilnin në rrugë.
 
Grupi mësohet të ketë kërcënuar se do të hakmerret në rast se do të sulmohet dhe se nuk ka ndërmend të dorëzohet.
 
GAZMEND KURTISHI