Maqedoni
Dita botërore kundër trafikimit me njerëz
30.07.2016 13:08
Organizata ndërkombëtare për migrim IOM sot e shënon 30 Korrikun, Ditën botërore...

Organizata ndërkombëtare për migrim IOM sot e shënon 30 Korrikun, Ditën botërore për luftë kundër trafikimit me njerëz.
“Në dy dekadat e fundit, më shumë se 70.000 njerëz kanë marrë mbështetje nga ekipet shpetuese ne gjithe botën", thuhet ne komunikaten e IOM.
Të dhënat e IOM tregojnë se nga gjithsej 7.000 viktima të asistuara në vitin 2015, 85 për qind ishin viktima të trafikimit ndërkombëtar me njerëz.
Nga viktimat e mbijetuar të trafikimit me njerëz 74 për qind janë trafikuar me qëllim të punës së detyrueshme, 17 për qind me qëllim të eksploatimit seksual.
Rreth 13 për qind nga numri i përgjithshëm i viktimave të mbështetur të trafikimit me njerëz janë fëmijë mosha mesatare e të cilëve është 11 vjet.
Të dhënat, gjithashtu tregojnë se viktimat e mbijetuar nga ana e OIM-së janë kryesisht gra, të cilat jo vetëm që përballen me keqpërdorim seksual, por gjithashtu, ishin viktima të martesave të detyrueshme, si dhe persona të cilët përballen me vështirësi serioze ekonomike.
