Botë
Një tërmet i fuqishëm i goditi ishujt Marijane
30.07.2016 14:03
Një tërmet me intensitet prej 7,7 ballë sipas Shkallës së Rihterit, gjatë mëngjesit të sotëm i ka goditur ishujt Marijane në Oqeanin e Qetë...

Sipas të dhënave të Institutit gjeologjik të SHBA-së, dridhja ka ndodhur në thellësi prej 212 kilometrave nën sipërfaqen e tokës, në rreth 30 kilometra nga ishulli shterpë Agrihan, i cili i përket këtij territori amerikan.
Tani për tani nuk është dhënë paralajmërim për paraqitjen e valëve të cunamit./mia
