Maqedoni
Një 19-të vjeçar dyshohet për abuzim seksual ndaj një fëmije 10 vjeçar
30.07.2016 14:37
SPB Veles ngriti padi penale kundër 19-të vjeçarit E.Z nga fshati Melnica, në Veles, për shkak të ekzistimit të dyshimit për vepër të kryer penale "sulm seksual mbi fëmijë"...

Siç njoftoi MPB-ja, i denoncuari më 27 korrik rreth orës 19:00 në fshatin Melnicë e ka takuar fëmijën 10 vjeçar, i cili është kthyer nga dyqani lokal drejt shtëpisë, e ka marrë në duar dhe e ka dërguar në një rrugë e cila gjendet më larg shtëpisë së fëmijës, ku e ka kryer sulmin seksual.
"Pas aktit të dhunshëm seksual i denoncuari është arratisur, ndërsa fëmija ka shkuar në shtëpi. Nga turpi nuk i ka treguar askujt. Ditën e ardhshme (28.07/2016) nëna e tij e ka vërejtur fëmijën e lodhur dhe nuk ka mundur të ecë, pas çka ka biseduar me fëmijën dhe i ka treguar çka ka ndodhur", thuhet në kumtesën nga MPB-ja.
Ditën e njëjtë ngjarja është denoncuar në SPB Veles, është kryer kontroll mjekësor te fëmija në ISHP "Spitali i përgjithshëm" Veles, ndërsa pas konsultimeve me Prokurorin Publik, fëmija së bashku me nënën e tij është dërguar për kontroll në Mjekësinë ligjore - Shkup.
I dyshuari është arrestuar në ditën 29.07.2016 në orën 06:30./mia
