Maqedoni
Pritet gjysmë ore për hyrje dhe dalje nga Maqedonia
30.07.2016 13:46
Rreth gjysmë ore ka ngecje në vendkalimet kufitare nga ana e Maqedonisë për hyrje dhe për dalje nga shteti...

Është normalizuar edhe komunikacioni te tuneli në Demir Kapi ku për shkak të një aksidenti rrugor u mbyll njëra korsi, kumtoi LAMM.
Komunikacioni në të gjitha rrugët shtetërore në Maqedoni zhvillohet pa ndalesa, nëpër rrugë të thata.
LAMM rekomandon vozitje të kujdesshme, shpejtësi të përshtatshme të lëvizjes dhe respektim të sinjalizimit të vendosur rrugor.
Për shkak të temperaturave të larta rekomandohet udhëtim në orët e hershme të mëngjesit dhe orët e vona të mbrëmjes, të bëhen pushime më të shpeshta dhe të konsumohen më shumë pije joalkoolike./mia
