Belgjikë, arrestohen dy të dyshuar për terrorizëm
Policia belge ka arrestuar dy persona të cilët dyshohet se po planifikonin sulme terroriste...

33 vjeçari Nuredin H. dhe vëllai i tij Hamza H. u ndaluan pas një operacioni të ndërmarrë në rajonin Mon dhe qytetin e Liezh.
Ata kanë njoftuar se shkronja e parë e mbiemrit të tyre është H, por nuk hanë pranuar që të japin më shumë detaje rreth identietit të tyre.
Njësitë speciale bastisën edhe banesat e të arrestuarve, por nuk kanë gjetur armë ose lëndë shpërthyese.
Megjiathatë, zyrtarët komunikojnë se kanë prova të arsyeshme që tregojnë se vëllezërit po mundoheshin që të kryenin një akt terrorist.
Belgjika vijon të mbetet në masa të rrepta sigurie, pas sulmeve të 22 marsit.
Në rrugët dhe sheshet kryesore të qyteteve janë vendosur policë dhe ushtarë të shumtë të cilët patrullojnë vazhdimisht. Aktualisht vendi është në nivelin tre të sigurisë, ku niveli katër është më i larti.
Përgjatë muajve të fundit, autoritetet kanë kryer operacione të shumta duke vendosur në pranga persona që paraqesin rrezikshmëri.
GAZMEND KURTISHI
